Në 113-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se Forcat e Armatosura janë një janë një domosdoshmëri për të ecur përpara.
Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, Vengu theksoi se “16 vite pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria është e sigurt jo për shkak të madhësisë, por për shkak të përkushtimit të njerëzve të saj në uniformën”.
“Kjo është edhe arsyeja pse aleatët na besojnë. Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk janë vetëm një institucion. Janë njerëzit e uniformës, familjet e tyre, komunitetet që ndihmohen në emergjenca, dhe qytetarët që punojnë të qetë, sepse e dinë që vendi i tyre është i mbrojtur”, theksoi Vengu.
Vengu tha se janë 113 vite histori, 113 vite shërbim, ndërsa e ardhmja e Forcave të Armatosura ndërtohet çdo ditë me të njëjtin parim si në vitin 1912.
“Shqipëria duhet të jetë në gjendje të mbrohet për të qenë në gjendje të zhvillohet”, tha Vengu.
Trashëgimia e 113 viteve shërbim ndaj atdheut mbetet një burim frymëzimi dhe përgjegjësie për misionin e sotëm dhe të ardhshëm të Forcave të Armatosura, të cilat me përkushtimin e tyre ndaj sigurisë kombëtare, mbrojtjes së integritetit territorial dhe shërbimit ndaj qytetarëve, vijojnë të ecin me standarde moderne dhe me vizion të qartë drejt të ardhmes.
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Maroku “josh” Andres Iniestën