Banorët e Beratit u ngritën në protestë kundër vendimit të gjykatës që rrëzoi VKM-në e qeverisë, për zgjerimin e hapësirës së parkut kombëtar në Malin e Tomorrit.
“Mos ma prek Tomorrin”, “Tomorri park natyror”, “Do ju përgjigjet vettingu dhe Abaz Aliu”, “Jo shkatërrimit të malit”, shkruhej në disa prej pankartave që qytetaret mbanin në duar. Bashkë me qytetarët protestuan edhe zyrtarë vendorë, madje dhe vetë ministri Klosi.
“Do ta rrëzoj vendimin që morën 5 gjyqtarët e Gjykatës Administrative, që votuan 4 pro dhe 1 kundër për rrëzimin e VKM-së për Malin e Tomorrit”, shprehet ministri, Blendi Klosi.
Qytetaret e Beratit do të firmosin një peticion kundër vendimit të Administrative, që rikthen aktivitetin e guroreve në Malin e Tomorrit.
Rooney jep deklaratën e papritur për Neymarin
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...