Policia e Shqipërisë ka publikuar pamjet ku duket momenti i ndërhyrjes në një objekt të mbushur me kanabis, që rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.
Një operacion policor i koduar “Kurtaj” është finalizuar në Peqin, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, shërbimet e Policisë zbuluan në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë.
Në kuadër të operacionit u sekuestruan bimët narkotike, si dhe pajisje të ndryshme elektrike, përfshirë llamba dhe neonë, që shërbenin për kultivimin në ambiente të mbyllura.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...