Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur që t’u urojë mëngjesin qytetarëve me një foto të veçantë.
Bëhet fjalë për fushat sportive tek stadiumi Dinamo të cialt kanë filluar që të vishen me ngjyra. Entuzizmi i të rinjve që preferojnë kohën e lirë ta kalojën në mënyrë të shëndetshme duke u marrë me aktivitete sportive, tashmë pasqyrohet edhe përmes ngjyrave të jetës në fushat sportive të basketbollit, futbollit dhe volejbollit që të sjellin në mendje terrenet sportive në Brooklyn të SHBA-ve.
Terrenet e reja sportive janë ndër më të frekuentuarat nga qytetarët. Me hapjen e terreneve të reja sportive, Bashkia e Tiranës synon promovimin e sportit, jetesës aktive dhe të shëndetshme, angazhimin e të rinjve me aktivitet fizik, si dhe konkurrencën e shëndetshme të garës.
Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka siguruar banorët e kryeqytetit se përgjatë 4 viteve të ardhshme, Bashkia do të ndërtoje terrene sportive në çdo lagje të Tiranës, njëlloj siç ndërtoi këndet e lojërave për femijë në mandatin e parë.
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët