Veliaj paralajmëron gjoba të rënda ndaj ndotësve

Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

10:29 | 26 Mars 2017
Arbresh.info

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në ditën kushtuar pastrimit të qytetit është shprehur se kryeqyteti është më i pastër sot sesa një vit e gjysmë më parë, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që aktin më të mirë patriotik ta shfaqin duke mbajtur pastër mjedisin ku jetojnë.

Duke sjellë në vëmendje sëmundshmërinë që shënon shifra të larta në kryeqytet dhe në qytetet e tjera si pasojë e papastërtisë së ambientit rrethues, kryebashkiaku Veliaj ka bërë të ditur se do t’i propozojë qeverisë qëndrore të drejtuar nga kryeministri Edi Rama një ligj për ndalimin e qeseve plastike, të konsideruara si ndotësit kryesorë të ambientit.

Veliaj tha gjithashtu se të rinjtë janë ata më të emancipuarit dhe që duhet të japin shembull për të tjerët në aspektin e mbajtjes së mjedisit të pastër, ndërsa shtoi se inspektimet e Bashkisë dhe gjobat do të vijojnë të jenë të rënda ndaj ndotësve, duke përmendur kryesisht gomisteritë, por edhe të tjerë faktorë ndikues.

Duke i paraprirë debateve që mund të sjellin masat apo vendimet emancipuese që duhen ndërmarrë, Veliaj tha se më mirë të nxisësh debate sesa të thuash “o sa mirë me qenë shqiptar” dhe nga ana tjetër të mos duash vendin tënd, më e pakta duke mos kontribuar në mbajtjen pastër, e më e keqja duke e ndotur atë.

Shpërndaje në rrjete sociale