Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë “Arrest me burg” me kërkesë të Prokurorisë Speciale Antikorrupsion (SPAK) dhe me vendim të Gjykatës Speciale Antikorrupsion (GJKKO) ka reaguar sërish sot nga paraburgimi i Durrësit.
Veliaj thotë se ka zbërthyer, argumentin e tretë dhe të fundit të prokurorit Ols Bani, pikërisht në faqen 278 të vendimit, ku sipas Veliajt thuhet se “personi paraqet rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë”.
“Argumenti i tretë dhe i fundit i Ols Banit pse duhet të jem në burg është në faqen 278 të vendimit, ku citoj (mos qeshni ju lutem): Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi… Gjykata vlerëson se masa më e përshtatshme është arrest me burg. Po mor po, mos u habisni, e zeza mbi të bardhë! Pra, Zeni, që poqi të gjallë 26 veta, dhe babi i Zenit, që vrau 4 veta me plumba në mish, nuk paraqesin rrezikshmëri. Kurse ai që mbjell pemë, hap korsi biçikletash, ndërton shkolla e parqe, duhet futur në burg se ka rrezikshmëri”, thotë Veliaj.
Postimi i plotë i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj:
Pendohu qen!
Përshëndetje me mall për secilin prej jush e mirënjohje për mbështetjen.
Dy ditët e fundit kam zbërthyer arsyetimin fëminor se duhet të rri në burg, se mos iki nga vendi kur jam kthyer 3 herë, dhe se mos prish provat kur, nga lodrat e fëmijëve tek statuset e Instagram-it janë në dorë të Olsit e Sametit.
Argumenti i tretë dhe i fundit i Ols Banit pse duhet të jem në burg është në faqen 278 të vendimit, ku citoj (mos qeshni ju lutem):
“Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi… Gjykata vlerëson se masa më e përshtatshme është arrest me burg”.
Po mor po, mos u habisni, e zeza mbi të bardhë!
Pra, Zeni, që poqi të gjallë 26 veta, dhe babi i Zenit, që vrau 4 veta me plumba në mish, nuk paraqesin rrezikshmëri. Kurse ai që mbjell pemë, hap korsi biçikletash, ndërton shkolla e parqe, duhet futur në burg se ka rrezikshmëri.
Fiks stereotipi se po punove, luftove e le vepra që prodhojnë fitore të skuadrës tënde, do sulmohesh gjer në dorëzim, sa të thuash “s’ka fat i miri”.
Epo, unë këtë nuk e pranoj! E refuzoj me neveri. Ky s’mund të jetë një vend ku, kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!
Dhe më qesharakja: S’paskam shfaqur pendesë! Po pendesë nga çfarë? Unë ende nuk kam akuzë! Ç’është kjo logjikë sigurimsash?
“Pendohu sa nuk është vonë, se të kalbëm në burg”.
Ky është turp, por jo drejtësi!
Paçi një ditë të mbarë e plot mirësi./atsh.al
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...