Bashkia e Tiranës i ka dorëzuar titullin “Qytetar Nderi”, akademikut dhe historianit të njohur, Kristo Frashëri.
Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku ishin të pranishëm familjarë të historianit të njohur, kryebashkiaku Veliaj i akordoi titullin Frashërit, i cili ishte miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak që në vitin 2012, me propozim të grupit të këshilltarëve të majtë.
“Në emër të qytetarëve të Tiranës, nderojmë Prof. Dr. Kristo Frashëri me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e çmuar në evidentimin e vlerave historike të qytetit të Tiranës. Kam privilegjin e madh t’ju ofroj titullin e nderit, të shpallur me vendimin Nr. 6, datë 23 Mars 2012 dhe t’ju garantoj të gjitha të drejtat e patjetërsueshme, që burojnë prej tij”, thuhet në titullin e firmosur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare.
Ai ka botuar me dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, v ëllime dhe monografi shkencore, që trajtojnë ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.
Historiani Frashëri mban shumë vlerësime, ndër të cilat janë dhe “Mjeshtër i madh” dhe “Nderi i Kombit”.
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin