E enjtja e ardhshme, 14 marsi, ndonëse zyrtarisht është Dita e Verës sa i përket motit do jetë një ditë dimri. Sipas parashikimit të sinoptikanëve pritet të jetë një ditë me shi, çka mund të vështirësojë festimet e organizuara me këtë rast. Kjo duket se ka vënë në dilemë Bashkinë e Tiranës e cila ka përgatitur një kalendar të ngjeshur aktivitetesh për këtë ditë festive.
Bashkia e Tiranës ka parashikuar rreth 50 aktivitete festive për fëmijë e të rritur, por rreziku i një moti të keq ka bërë që kryebashkiaku Erion Veliaj të kërkojë mendimin e qytetarëve për t’i zhvendosur festimet të dielën, më 17 mars, pra të dielën kur dhe moti pritet të rikthehet i ngrohtë dhe me diell.
“Hej! Më ndihmo 1min me një dilemë!
Të gjitha parashikimet e motit e japin Ditën e Verës, dt.14 shi me gjyma!
Kemi përgatitur 50 aktivitete për fëmijë e të rritur! A mos ja vlen të tregohemi të zgjuar e t’i bëjmë festimet të dielën, dt. 17?
E enjtja pushim gjithsesi”, shkruan kryebashkiaku në twitter.

Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...