Një shqiptar ndërroi jetë në burgjet italiane. Viktima është 60-vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk publikohet nga mediat italiane.
Ai po vuante dënimin në një burg në komunën e Larino në Molise të Italisë. Shqiptari kishte rezultuar i infektuar me covid-19 dhe ishte dërguar në spital për mjekim për disa ditë. Por vetëm disa orë pasi doli nga spitali ndërroi jetë.
“Dyshimet janë se i dënuari ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, por kjo rihap temën e sigurisë shëndetësore në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe të vëmendjes së dobët që qeveria ka treguar, me vendimin për t’i bërë vaksinën e AstraZeneca, policive dhe të dënuarve”, tha sekretari i përgjithshëm i sindikatës së policisë së burgjeve në Itali, Aldo di Giacomo./abcnews.al
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër
ZYRTARE: Karim Benzema prezantohet tek Al Hilal
“Treg për grabitqarët”, Meta përballet me gjyq për shfrytëzi...