Ministria e Mbrojtjes ka ndarë pamjet nga “Maja e Jezercës”, ku humbi jetën alpinistja kroate.
Turistja kroate humb jetën në “Majën e Jezercës” në Shqipëri
Përmes një postimi, raportohet se ndërkohë ekipi i kërkim-shpëtimit po vijon operacionin për nxjerrjen e turistëve të tjerë.
Sakaq, Ministria njofton se shtetasin kroat janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezercës”.
Njoftimi i plotë:
Një ekip i kërkim-shpëtimit së bashku me helikopterin e Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes u angazhuan sot, menjëherë sapo kanë marrë njoftimin, krah policisë së Tropojës, në ndihmë të një grupi alpinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”.
Fatkeqësisht njëra nga anëtaret e grupit shtetesja 43 vjeç kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë dhe ka humbur jetën.
Ekipi i kërkim-shpëtimit ka bërë e mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dhe transportimin me helikopter drejt morgut. Ndërsa operacioni i shpëtimit vijon për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar./abcnews.al
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...
Buxheti i komunave në duar të përmbaruesve
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë–Podujevë, lëndo...
Mbyllet 1-1 pjesa e parë e finales Ferizaj-Dukagjini
Nëna e heroit Mentor Krasniqi emocionon Bedri Hamzën në Suha...