Vatra të reja infeksioni janë shfaqur në Fier dhe Patos, ndërsa ministria konfirmoi sot 12 të infektuar nga koronavirusi.
Në Patos është konfirmuar me Covid 19 nje futbollist i ekipit Albpetrol, rreth 30 vjeç. Nuk dihet se ku mund të jetë infektuar por dyshimet janë se ai mund të ketë rënë në kontakt me virusin në Tiranë ku përpara dy javësh ka dhënë provime, ndërsa ka luajtur bashke me ekipin ndeshje në Librazhd.
30-vjeçari është në gjendje të mirë, ndërsa 5 anëtarët e tjerë të familjes nuk kane simptoma të sëmundjes.
Ndërkohe në Fier 11 persona janë infektuar në plazh dhe dasma. Autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje që dasmat të ndalohen edhe nëpër shtëpi ndërsa shezllonet të jenë pa veshje prej rrobe me qëllim që të dezinfektohen lehtësisht.
Po gjurmohen kontaktet e të infektuarve. Fieri ka 129 të sëmurë aktivë ndërsa ritmi i përhapjes së sëmundjes është përshpejtuar./tpz
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...