Deputeti i LSI Petrit Vasili ka sjellë në vëmendje negociatat për zgjedhjen e presidentit në vitin 2012 për t’iu përgjigjur deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës. Balla tha se kjo është hera e parë që një maxhorancë hyn në bisedime për të pasur një President.
Por, Vasili shkruan se në 2012 në bisedime u ulën Berisha, Rama, Patozi dhe Ruçi për zgjedhjen e presidentit.
“Taulant Balla nga halli i Ramës thau memorjen dhe çuditi dynjanë kur thotë për herë të parë bëhen bisedime për presidentin: “Është hera e parë që një mazhorancë hyn në bisedime me dakordësinë për të pasur një president që të personifikojë unitetin e popullit”. Po mirë mo Taulant po në 3 qershor 2012 për të zgjedhur presidentin harrove qe u takua Berisha, Rama, Patozi dhe Ruçi. Ju vazhdoni thelloni gropën septike dhe nxirrni ne fund një president qe vjen erë. Për të freskuar kujtesën që u ka futur ne xhep Rama ja fotot e 3 qershorit 2012”, shkruan Vasili./abcnews.al/
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli