Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar pasditen e së mërkurës në Bruksel, ku ndodhet për samitin BE-Ballkani Perëndimor, me komisionierin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi.
Ka qenë ky i fundit, i cili nëpërmjet platformës X, ka ndarë foto nga takimi ndërsa ka bërë të ditur se pas përfundimit të procesit “screening”, BE është gati të hapë kapitujt e parë negociues me Tiranën.
“Në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor diskutuam me kryeministrin Edi Rama për hapat e ardhshëm të Shqipërisë drejt integrimit. Ndërsa përfunduam ushtrimin e shqyrtimit (screening), ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare”, tha Varhelyi.
On the margins of #EUWBSummit discussed next steps of #Albania on its #EU path w/ PM @ediramaal
As we finished the screening exercise, we’re ready to open accession negotiations on Fundamentals – Cluster 1 – in the framework of an Intergovernmental Conference still this year. pic.twitter.com/lgNv3RkTOq
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) December 13, 2023
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...