Turistët dhe emigrantët po shtojnë numrin e pikave të këmbimit valutor.
Sasia përherë e më shumë në rritje e euros, dollarit apo paundit, ata po sjellin çoi në 642 numrin e exchange në vend.
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në krahasim me 2023-shin, numri i zyrave të këmbimit të valutave u shtua me 22.
“Ndikim ka pasur edhe fakti se sot Zyrat e Këmbimit Valutor po shërbejnë jo vetëm si Exchange por edhe për dërguar e marrë para. Le të themi që po shërbejnë si “one stop shop”, thotë Dritan Vakaj, kryetar i Shoqatës së Këmbimit Valutor.
Pjesa më e madhe nga turizmi dhe eksportet, ndjekur nga investimet e huaja dhe dërgesat e emigrantëve… vetëm nëpërmjet këtyre kanaleve në vend gjatë vitit të shkuar hynë mbi 12 miliardë euro. Për aktorë të tregut valutor, shtimi i Ecxhange vjen edhe si pasojë e komisioneve të larta të bankave.
“Njerëzit duan tarifa të lira dhe këto i gjejnë te Exchange. Çdo boshllëk i krijuar nga sistemi bankar mbushet nga këto tipologji biznesesh”, thekson për A2 CNN Vakaj.
Po bashkë me shtimin e flukseve të valutave, rritet e rreziku i pastrimit të parave. Me këto ndryshime, pas kontrolleve u procedua me heqjen e licencave për 24 exchange.
“Rreziku nga pastrimi i parave nuk është i përjashtuar kurrë. Në një mori juridiksionesh, përfshirë edhe Vlerësimin Kombëtar të Riskut që u miratua fund-vitin e shkuar, sektori financiar është më i theksuari për pastrimin e parave. Sepse në thelb ai është instrumenti kryesor për t’u përdorur si mjet pagese”, shton ai.
Vetëm vitin e shkuar, në 642 pikat e këmbimit valutor dhe bankat e nivelit të dytë u këmbyen mbi 12 miliardë euro.
Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë.
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë