Procesi zgjedhor në universitete që kundërshtohet nga studentët ka shkaktuar edhe një valë shkarkimesh në Universitetin e Tiranës.
Rektori Mynyr Koni, përmes një shkrese që mban datën e sotme, ka pushuar nga puna pedagogët Majlinda Keta, njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve.
Bernard Dosti, Ardian Doka, Orjona Muçollari dhe Eglantina Gishti.
“Ky grup pedagogësh në mënyrë të kundraligjshme pretendon të zhvillojë procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës”, thotë Koni.
Vendimi i pushimit vjen për shkak “të shkeljeve flagrante të vendimeve, urdhrave dhe akteve ligjore gjatë periudhës së pandemisë së shkaktuar nga COVID-19”, thuhet ndër të tjera në shkresën e Rektorit./klan
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar