Pallati i projektuar për 13 kate në bulevardin kryesor të Vlorës do të shembet me shpërthim të kontrolluar.
Inspektorë ishin dje në vend për të kryer procedurat e nevojshme që do të pasojnë me shembjen e pallatit të ngritur në pesë kate deri më tani.
Pallati ndodhet në bulevardin qendror Vlorë¬ Skelë, në afërsi të teatrit “Petro Marko”, në vendin e quajtur “Tri Racat”.
Leja e ndërtimit është dhënë në vitin 2010, por nga prokuroria rezultoi se leja ishte false dhe nuk kishte kaluar në mbledhjen e Bashkisë së Vlorës.
Për këtë shkak është vënë nën akuzë për falsifikim edhe kryebashkiaku i asaj kohe, Shpëtim Gjika, ndërsa me urdhër të prokurorisë dhe vendim të gjykatës punimet për ndërtimin u pezulluan.
Inspektorët mbërritën në Vlorë, pasi rreth dy javë më parë Kryeministri Edi Rama i tërhoqi vëmendjen kryebashkiakut Dritan Leli se pse nuk ishte shembur ende ky pallat.
Rama inspektoi disa investime në qytet, nga ku i ra në sy pallati i mbetur karabina. Ai i foli me tone të ashpra kryebashkiakut Leli për mos-shembjen deri më tani, pasi sipas tij ky ndërtim është në një zonë që dikur ka qenë lulishte, shkruan Panorama.

ZPS: Thaçi, përmes Fazliut, e udhëzoi Remin si të dëshmonte
Konjufca takon ambasadoren finlandeze, flasin për njohjen e ...
ZPS: Thaçi kishte shënjestër dëshmitarët që i shihte si kërc...
Ragmi Mustafi vazhdon si Këshilltar Politik i Kurtit për Lug...
Sonte Kosova-Sllovakia, Dardanët synojnë fitore
Nis gjyqi ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit pë...