Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë në listë të sigurt.
Në një deklaratë për mediet nga selia e PD-së Berisha tha se, “Ilir Meta do të jetë, sot ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit, i burgosur politik, do të jetë në lista të sigurta të PD dhe koalicionit, mbi votat dhe rezultatin elektoral të Partisë së Lirisë”.
Berisha u shpreh i bindur se prania e Metës në lista “është një nxitje e madhe për të gjithë shqiptarët që besojnë se një Shqipëri e lirë nuk ekziston me të burgosur politikë dhe që vlerësojnë kontributin e tij 30-vjeçar në politikë”.
“Janë të tjerë që po merren me negociata, por unë mund t’u konfirmoj ju se ai do jetë në listë të mbyllur. Dhe, mendoj se përderisa të ekzistojë kjo listë, nuk mund të ketë asnjë koment”, tha Berisha.
Berisha u shpreh se PD mbështet plotësisht protestën e banorëve të Tragjasit.
“PD është plotësisht në mbështetje të protestës së Tragjasit. PD ka qeverisur, PD nuk ka rrëmbyer prona komunitare me forcë asnjëherë. PD në të gjitha rastet ka zbatuar ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare që e detyrojnë qeverinë të ulet me banorët, e detyrojnë qeverinë të marrë parasysh të gjitha shqetësimet dhe kërkesat e tyre”, tha Berisha.
“Në çdo rast, dhe kanë qenë shumë të rralla, absolutisht qeveria është ulur dhe i ka zgjidhur siç kërkon konventa dhe rregulli ndërkombëtar dhe kombëtar, gjer edhe në forma konkrete shpërblimi dhe dëmshpërblimi”, tha Berisha.
“Nuk jam unë që të mos ndërtohen ujësjellës, por nuk mund të pranoj kurrë dajakun kundër banorëve për t’u marrë burimin e ujit. Jam i prerë në këtë mes. Këtë e bën Edi Rama që nuk ndjek asnjë lloj parimi, rregulli”, theksoi Berisha.
Berisha reagoi edhe ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi duke u shprehur se “në rast se ai është operuar, unë kam koment si për çdo të sëmurë: shërim të plotë. Në rast se ai për llogari të vetes dhe Edi Ramës ka bërë të sëmurin imagjinar, atëherë ai është i pashpresë”./atsh.al
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit