Kanali i ujërave të larta në Plepa të Durrësit është kthyer jo vetëm në një vatër infeksionesh për pushuesit në bregdet, po dhe një imazh që dëmton rëndë turizmin e zonës.
Kanali që rrjedh paralel me “Shtëpinë e Pushimit” të Ministrisë së Mbrojtjes zbret nga fshatrat përtej rrugës dhe derdhet në det.
Përveç ujërave të larta në këtë shkarkohen dhe ujërat e përdorur të zonës së mbipopulluar kodrinore të Arapajt, Shkallnurit e një pjese të Shkëmbit të Kavajës, përfshirë dhe ujërat e zeza të dhjetëra ndërtimeve në zonë që ende funksionojnë me gropa septike.
Pushuesit e shumtë, një pjesë e madhe e të cilëve dhe shtetas maqedonas, që frekuentojnë plazhin mes Plepave dhe Shkëmbit të Kavajës ku derdhet dhe kanali thonë se duhet bërë më shumë për pastërtinë e plazhit dhe ujërave të tij.
Ndërkohë sistemi i filtrimit i vendosur disa vite më parë, që mundësonte pastrimin e ujërave të ndotura para derdhjes së tyre në det, nuk është më në funksionim./Top Channel
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit