Në vetëm 7 muaj, Shqipëria ngjitet me 8 vende në renditjen më të fundit të “Indeksit të Pasaportave”, sa i përket qasjes të lirë dhe pa viza, për të udhëtuar për turizëm apo edhe për biznes.
Një aspekt i veçantë që trajtohet nga ky indeks është shtetësia sipas investimit, sipas të cilit Shqipëria nuk bën pjesë në këtë grup. Por, këtë herë nuk renditet më Singapori në krye të listës, pasi vendin e tij e kanë zënë Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Indeksi i Pasaportave” është mjeti interaktiv më popullor në botë, i cili grumbullon, shfaq dhe rendit pasaportat e botës. E fuqizuar nga Arton Capital, është e vetmja renditje globale në kohë reale e pasaportave botërore, e përditësuar aq shpesh sa të zbatohet po në kohë reale heqja e vizave dhe ndryshimet e reja të vizave.
Sipas këtij indeksi, Shqipëria renditet e 42-ta në botë, me përkatësisht 70 vende ku mund të udhëtohet me pasaportë shqiptare pa nevojën e vizës. Studimi bëhet kryesisht për të kuptuar se çfarë lehtësish kanë udhëtarët, si turistë, ashtu edhe në fushën e biznesit dhe investimeve, çka e bën një vend më të hapur ndaj mundësive sesa një tjetër.
Sipas raportit, lehtësia në udhëtimin pa viza nuk mund të shihet vetëm në spektrin e turizmit, por edhe të biznesit dhe mundësive për investime.
Top Channel
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...