Disa persona janë përfshirë në konflikt me njëri tjetrin. Sipas policisë së Shkodrës, ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj 52-vjeçarit, 26-vjeçarit, 46-vjeçarit dhe 21-vjeçarit..
Mësohet se pas sherrit fizik 52-vjeçari dhe 26-vjeçari i kanë dëmtuar 21 vjeçarit automjetin me sende të forta.
“Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. F., 52 vjeç, E. F., 26 vjeç, E. J., 46 vjeç dhe E. J., 21 vjeç, të gjithë banues në fshatin Sheldi, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin. Gjithashtu, shtetasit T. F. dhe E. F. kanë dëmtuar me sende të forta, automjetin e 21-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës