Presidenti i Shqipërisë , Bajram Begaj u pengua të mbante fjalën e tij në sesionin e ri parlamentar në Kuvend, pasi opozita siç edhe kishte paralajmëruar, pengoi punimet e Kuvendit.
Begaj i bëri thirrje deputetëve që të gjejnë gjuhën e përbashkët.
“Në Kuvend duhet të punojnë për interesat e qytetarëve dhe jo ta kthejnë atë në një ‘arenë lufte’”, ka thënë Begaj.
“Sot zgjodha të komunikoj drejtpërdrejt me deputetët për shkak të rrethanave që shoqëruan mbylljen e sesionit të kaluar. Pamundësia e një seance normale më bënë që këtë mesazh ta përcjell nga Presidenca. Me përgjegjësinë madhore që mbart detyra e deputetit duhet të gjeni gjuhën e përbashkët ku duhet të jetë interesi qytetar. Kuvendi është vendi ku zhvillohet dialogu parlamentar ku ka shkëmbin të ideve..Të gjithë ne shqiptarët i kemi sytë nga ju. Ju keni rolin e rëndësishëm të krijimit të modeleve në shoqëri. Ka sfida që kërkojnë përkushtim, koha nuk pret. Qytetarët presin të shohin një Parlament funksional, jo përplasje fizike në shtëpinë e demokracisë tona, tha Begaj.
Deputetë të opozitës rrethuan Foltoren duke i rënë tavolinës si edhe krijuan kaos nëpërmjet zhurmuesve. Si pasojë e kësaj Begaj zhvilloi një komunikim të drejtpërdrejtë nga Presidenca./abcnews.al
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...