Pas shqetësimeve të fundit të qytetarëve për cilësinë e ujit në kryeqytet, zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka dhënë sqarime për Arbresh.info lidhur me gjendjen aktuale.
Ajo ka bërë të ditur se uji i pijshëm në Prishtinë, përfshirë edhe atë që vjen nga Badovci, është i sigurt për konsum dhe përmbush të gjitha standardet e nevojshme.
“Uji i pijshëm është konform të gjitha standardeve për konsum njerëzor. Analizat bëhen 24 orë pa ndërprerje”, ka deklaruar Arjeta Mjeku për Arbresh.info.
Ky reagim vjen në kohën kur qytetarët kanë shprehur pasiguri dhe shqetësime për cilësinë e ujit, ndërsa nga KRU “Prishtina” theksohet se monitorimi i ujit është i vazhdueshëm dhe në përputhje me standardet përkatëse
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...