Lajmi për financime greke të mediave në Shqipëri, por edhe të disa individëve në vendin tonë nuk i shpëtoi pa u përmendur emri as Shpëtim Idrizit, kreu të PDIU, i cili ka reaguar ditën e sotme me një status të gjatë në profilin e tij të “Facebook”-ut.
“A jeni në terezi të kokës o Shqiptarë, që u sulët si të marrë se gjetët “tradhtarin”? Çamëria është sa e imja aq edhe e çdo Shqiptari”, e nis shkrimin e tij Idrizi, duke i hedhur kategorikisht poshtë këto zëra.
Më tej, ai thotë se lajmi është prodhuar nga “mashtruesit dhe agjentit të Asfalisë Greke, Festim Lato dhe këtë e dinë mirë dhe SHISH–i dhe autoritet e tjera shqiptare, I cili për bëmat e tij të mashtrimit nuk hyn dot prej vitesh në Shqipëri”, transmeton top channel.
Idrizi thotë se disa portale në vendin tonë nuk kanë marrë as mundimin më të vogël për të bërë një kontroll të thjeshtë në internet për të mësuar se kush qëndron pas këtij lajmi.
https://www.facebook.com/shpetimi2/posts/2051497341581200
Nesër afati i fundit për presidentin – si u përplasën të die...
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...