Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor u vendos edhe ndryshimi i logos dhe vulës së PD-së.
Përfundimisht kjo që shihni më poshtë është vula e re e PD-së që u miratua në Kuvend.

Ky Kuvend që sipas Berishës është historik në pluralizmin shqiptar kontestohet nga kryedemokrati aktual Lulzim Basha, i cili ka thirrur Kuvendin legjitim në 18 dhjetor.
Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos shkarkimi i Bashës, ndërsa në 18 dhjetor pritet mbledhja e një referendumi për shkarkimin e tij.
Ndërkohë Kuvendi i Berishës formoi një Komision Rithemelimi i përbërë nga 29 anëtarë, të cilët sipas tij do drejtojnë partinë deri në zgjedhjen e një kryetari të ri./tch
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...