Pas afro 1 muaji nga mbytja e peshkatarit ne Porto Romano, trupi pajete i Aurel Ndonit është gjetur në brigjet e Kroacisë.
Ai i mbyt teksa kishte dale për të ushtruar aktivitetin e përditshëm atë të peshkimit me vëllain e tij dhe një të njohurin e tyre. 40 vjeçari ra në ujë dhe e morën dallgët dhe e pati të pamundur të ngjitej sërish në barkë. Edhe pse vëllai dhe kolegu i tyre u përpoqën ti jepnin ndihme nuk ja arritën dot qëllimit.
Atë e morën dallgët. Palombarët e Renea ushtruan kontrolle për disa ditë në vendin ku ndodhi aksidenti po se gjetën. Më pas familjarët kontaktuan një kompani holandeze për të vazhduar kërkimet, por pa rezultat. Vetëm tre ditë më parë, policia kroate kontaktoi homologët shqiptarë për gjetjen e një trupi të një personi mashkull me karakteristikat e Aurel Ndonit. Më pas kanë qen familjarët që kanë bërë të mundur identifikimin e kufomës./abcnews.al/
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...