Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë në autostradën “Tiranë-Durrës”, pasi u kap duke transportuar pako me 564 gramë kokainë, të cilat kishte planifikuar t’i shiste në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”.
Si rezultat i këtij këtij operacioni policor “Trekëndëshi”, është bërë e mundur dhe sekuestrimi i drogës dhe automjetit tip “Benz” që po drejtohej nga i dyshuari.
Sipas burimeve të policisë, ata kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin në afërsi të Vorës, duke e kontrolluar dhe konstatuar lëndën narkotike kokainë.
22-vjeçari, me iniciale B. S., banues në Tiranë, është vënë në pranga nën akuzën e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijojnë hetime për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026