Rusia duket se ka falsifikuar rezultatet e provave të vaksinës së saj kundër Covid. Një sasi e “Sputnik V” u injektua edhe në Shqipëri vitin e kaluar.
Është një ekip studiuesish në Australi dhe Singapor, të cilët analizuan studimin origjinal dhe kanë zbuluar se Kremlini ka sajuar të dhënat e efikasitetit të vaksinës.
Shkencëtarët rusë pohuan se vaksina “Sputnik V” prodhoi rezultate pothuajse identike në 5 grupmosha të ndryshme kur testimi u publikua vitin e kaluar.
Kjo ngjalli reagime mes ekspertëve për të cilët rezultatet ishin “shumë të mira për të qenë të vërteta”.
Tani studiuesit e kanë kryer provën përmes një modeli me 50 mijë persona. Ata zbuluan se mundësia për të pasur të njëjtin efikasitet në 5 grupmosha të ndryshme ishte vetëm 0.02%.
Vaksina “Sputnik V” u përfshi në polemika që kur Rusia njoftoi miratimin e saj në 2020. Dr. Kyle Sheldrick nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor i cili udhëhoqi analizat tha për MailOnline: “Ka shenja dhe shumë arsye për të menduar, se dikush mund të ketë manipuluar këto të dhëna pas përfundimit të studimit.”
Qindra miliona njerëz mendohet se janë vaksinuar me Sputnik në mbarë botën përfshirë edhe Shqipërinë. Rreth 70 vende bënë porosi me vlerë deri në 7 miliardë paund përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Sputnik që bazohet në të njëjtën teknologji adenovirus si AstraZeneca u vlerësua si 92% efektive në parandalimin e infeksionit simptomatik Covid. Kjo ishte e krahasueshme me vaksinat Moderna (94%) dhe Pfizer (95%) dhe dukshëm më e lartë se vaksina Astra Zeneca (75%).
Sheldrick dhe ekipi i tij analizuan provat klinike të fazës së tretë të të gjitha vaksinave të miratuara për Covid në Australi: Pfizer, Moderna, Astra Zeneca, Johnson & Johnson dhe Sputnik V.
Sipas studimit, vaksina ruse kishte një efikasitet prej 90% për moshat nga 18 në 30 vjeç, por më pas binte poshtë 75%.
Shkencëtarët rusë nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya thanë se këto studime janë ‘qesharake’./lapsi/
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...