Katër shqiptarë ishin dënuar me rreth 25 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kapën duke trafikuar kokainë në qytetin Southampton. Në mesin e tyre ishte edhe 28-vjeçari, Bekim Halilaj, i cili u gjet i varur në një tabelë në qendër të Brukselit, dy ditë më parë. Më herët autoritetet goditën grupin kriminal, ku të përfshirë ishin shtetasit Nuri Muçmataj, Fitim Halilaj e Tamas Hela.
Goditja e grupit kriminal dhe arrestimi:
Policia britanike ndaloi një furgon tip ‘Astra’ më 21 prill 2017 në Southampton, ku gjeti kokainë me vlerë 140 mijë paund, një vlerë parash prej 30 mijë paundësh, si dhe dy anëtarë të bandës, Tamas Hela e Fitim Halilaj. Mjeti ishte modifikuar me ndarje të fshehta për të transportuar drogën dhe paratë, pa u zbuluar.
Pas ndalimit, policia kreu bastisje në Carrington House, në zonën Westwood Road, ku arrestoi Bekim Halilajn e sekuestroi kokainë me vlerë 10 mijë paund. Ndërkohë, Nuri Muçmataj u arrestua në një tjetër kontroll në rrugën Ted Bates, në zonën Bargate.
Hetimet zbuluan se banda sillte drogën nga Essex dhe e shpërndante në rrugët e Southampton-it. Sipas gjykatës, kokaina ishte e cilësisë së lartë, me pastërti deri në 91%.
Ky ishte një operacion metropolitan droge, tha gjykatësi Robin Rowland, duke theksuar se baza e përgatitjes së drogës ishte banesa në Carrington House.
Policia britanike konfirmoi se të gjithë ishin në vend ilegalisht dhe përdornin identitete të rreme për të qëndruar në Angli e për të fshehur aktivitetin e tyre kriminal.
Dënimet:
Nuri Muçmataj, 26 vjeç – 8 vjet e 6 muaj burg
Bekim Halilaj, 21 vjeç – 7 vjet burg
Fitim Halilaj, 27 vjeç – 4 vjet e 6 muaj burg
Tamas Hela, 24 vjeç – 4 vjet e 6 muaj burg
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën