Tymi i zi ka pushtuar qytetin bregdetar të Vlorës, pasi vendgrumbullimi i mbetjeve urbane u përfshi nga flakët këtë të diel.
Situata është përkeqësuar, pasi zjarri është duke përparuar dhe djegur plastika gjë që vështirëson punën e zjarrfikëseve.
Forca të shumta zjarrfikëse por dhe punonjës të bashkisë janë duke punuar për të izoluar flakët, por era që fryn ndihmon zjarrin.
Zjarri i madh rrezikon edhe banesat afër vatrës.
Fusha e mbetjeve urbane në Vlorë është përfshirë edhe më parë nga flakët, ndërsa shkaqet nuk dihen ende, teksa nuk përjashtohet fakti se zjarri mund të jetë i qëllimshëm./tch/
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...