Deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes bërë nga vija kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku cilësoi si idiote deklaratat e Presidentit turk Recep Taip Erdogan për rinegocimin e traktatit të Lozanës për kufijtë mes dy vendeve dhe fyese deklaratat e Kryeministrit shqiptar për çështjen çame, kanë marrë përgjigjen e parë nga Ankaraja zyrtare.
Përmes një deklarate të shkurtër publike, Ministria e Jashtme turke thotë se “ministrit grek të Mbrojtjes i mungojnë kapacitetet për të adresuar dhe kuptuar me këmbë në tokë zhvillimet mes dy vendeve”.
“Sjellja dhe deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, që mesa duket e ka humbur arsyetimin dhe gjykimin, aq sa së fundmi vlerësoi organizata të lidhura me akte dhune dhe terrori në Qipro, dëmtojnë përpjekjet për bashkëpunimin që po përpiqemi të vendosim mes dy vendeve”, thuhet në deklaratën e diplomacisë turke, raporton TCH.
Në fund të reagimit, Turqia fton Panos Kamenos që të shmangë deklarata të ngjashme në të ardhmen duke ‘u ngritur në lartësinë dhe përgjegjësinë e detyrës shtetërore që mban’.
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...
Kusari: Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil...
MMPH nis procesin për heqjen e pengesave në lumenjtë e Kosov...
Galatasaray në epërsi pas pjesës së parë ndaj Liverpoolit