Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka promovuar Nikaj-Mërturin si një nga destinacionet më të veçanta të Alpeve Shqiptare, duke vlerësuar potencialin e tij turistik dhe mikpritjen që, sipas tij, ofron një përvojë unike për vizitorët.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se projekti ALPS, i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS), ka bërë bashkë administratorë të bujtinave, hoteleve dhe guida turistike për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit malor.
Sipas Ramës, takimi synon të forcojë dialogun me aktorët lokalë, si një element kyç për promovimin e qëndrueshëm të Nikaj-Mërturit dhe për valorizimin e potencialit të tij të jashtëzakonshëm turistik.
“Mirëmëngjes dhe me një thesar të Alpeve Shqiptare, siç është Nikaj-Mërturi, ku mikpritja krijon një përvojë speciale për çdo vizitor, ndërsa projekti ALPS, i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS), bëri bashkë administratorë të bujtinave, hoteleve dhe guida turistike për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit malor, duke nxitur dialogun me aktorët lokalë si bazë për promovimin e qëndrueshëm të këtij destinacioni dhe valorizimin e potencialit të tij të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...