Vizita turistike në Shqipëri nuk ka shkuar aspak mirë për një 19-vjeçar nga Franca. Të nesërmen e mbërritjes bashkë me familjen në Tiranë, francezi me iniciale K. L. është arrestuar, pasi policia ka gjetur në çantën marsup të tij një sasi prej 8.2 gramë kanabis.
I riu është kontrolluar nga policia teksa po udhëtonte menjë taksi që kishte marrë tek ish-blloku drejt një hoteli në Fushë-Krujë.
Pas 48 orësh në paraburgim, ai është përballur me gjykatën, e cila ka vendosur lirimin e tij. Sipas gjykatës, hetimi ndaj tij për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” do të vijojë në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Në sallën e gjyqit, 20-vjeçari ka shfaqur pendesë, duke pretenduar se nuk kishte pasur dijeni se në Shqipëri nuk lejohej mbajtja e kanabisit, shkruan A2 CNN.
“Kam ardhur në Shqipëri për të vizituar vendin, së bashku me familjen time. Dua të them se lëndën narkotike e kam blerë në rrugë pranë një diskoteke të cilës nuk ja mbaj mend emrin, tek një person të cilin nuk e njoh. Dua të them se lëndën narkotike e kam blerë për përdorim vetjak pasi kam një kohë prej gjashtë vitesh që e konsumoj. Nuk kam pasur dijeni që në shtetin shqiptar nuk lejohej konsumimi i lëndëve narkotike, gjithashtu dua të shtoj se jam në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shëndetësore”, tha një turisti francez K. L.
Fakti që turisti 19-vjeçar nuk ka pasur dijeni për legjislacionin penal në Shqipëri është marrë në konsideratë edhe nga prokurorinë sallën e gjyqit në masën e kërkuar, por edhe nga gjyqtarja Adelajda Gjuzi.
Ne vendimin e caktimit të masës gjykata ka arsyetuar se “sasia e lëndës që i është gjetur është e vogël, 8.2 gram bashkë me ambalazhin, forma e kryerjes së veprës është më e lehta, me anë të mbajtjes” dhe faktin se i dyshuari vjen nga një kulturë e ndryshme sa i takon vlerësimit nga shteti si vepër penale të mbajtjes për përdorim të lëndëve narkotike. (A2 Televizion)
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...