Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme.
Kryetari i grupit Bledi Çuçi, në nisje të fjalës së tij, falënderoi deputetët për të gjithë angazhimin e tyre në takimin që kryeministri Rama mbajti një ditë më parë me bashkatdhetarë në Athinë.
Çuçi kërkoi nga deputetët po të njëjtin përkushtim edhe për takimet e tjera të turit me Diasporën. I radhës është takimi në Itali më 26 maj.
“Të gjithë kolegët që kanë lidhje personale apo elektorale të angazhohen për takimin e radhës në Milano pas dy javësh. Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim”, tha Çuçi.
Mbledhja vijoi më pas me diskutime për agjendën parlamentare.
Çuçi ndau me deputetët projektligjet dhe marrëveshjet që pritet të dërgohen në seancën e ditës së enjte në Kuvend, teksa përsëriti kërkesën për të mos pasur mungesa në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancën plenare.
Më pas disa deputetë ngritën për diskutim çështje të ndryshme komunitare, sipas zonave që përfaqësojnë. /Telegrafi/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”