Tuneli i shumëpritur i Llogorasë hapet sot, në orën 09:00, për qarkullimin e automjeteve.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila bëri me dije se gjatë sezonit turistik kalimi do të jetë pa pagesë, deri më 15 shtator.
Nga kjo datë do të aplikohet një tarifë kalimi prej 5 euro për automjet, për të mbuluar kostot e mirëmbajtjes dhe operimit të tunelit .
Ky projekt infrastruktural ka një gjatësi prej 5.9 kilometrash dhe lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës, duke e bërë udhëtimin nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka cilësuar hapjen e tunelit si një “vepër historike” që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut të Shqipërisë, duke kontribuar në zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë rajon./Arbresh.info
48 vjeçari humb jetën në vendin e punës në Shtime
45 minuta të çmendur në “Allianz Arena” – pesë gola të shënu...
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...