Ina po mëson t’i hedhë hapat e parë në burg. Ditën kur e ëma u arrestua ishte 4-muajshe dhe sot vogëlushja mbush 1 vjeç. Gardianët, punonjëset sociale dhe stafi i burgut 325, prej ditësh kanë përgatitur një surprizë për të. Secili prej tyre i ka sjellë një dhuratë.
Punonjësja sociale Blerina Duriçi tha: “Dhurata më e bukur është ky libër me përralla. Duam që ta ketë jetën si në përralla”.
Për gratë e dënuara, Ina e vogël është edhe fëmija e tyre jashtë burgut, ndaj secila kërkon që ta mbajë në krahë.
Por, Xhulianës, pavarësisht surprizës, ditëlindja e parë e të bijës në burg do t’i dhembë: “Nuk e di nëse do i them ndonjëherë që ka qenë në burg”.
Xhoi Jakaj, drejtoresha e burgut, shprehet se veshjen që ka blerë për vogëlushen ka menduar që ajo ta veshë jashtë burgut, në kopësht.
Xhuliana Çami është dënuar me 8 vjet burg, pasi përmes mashtrimit me shtëpitë me qira, ka shkaktuar një dëm prej 160 mijë lekësh te qytetarët. Gruaja ka deklaruar se e ka kryer veprën për shkak të papunësisë dhe pamundësisë për të ushqyer dy fëmijët e tjerë, për të cilët tashmë kujdesen familjarët./Top Channel/
https://dailymotion.com/video/x5495oy
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...