Tri ditë përpara çeljes së shkollave, 5 mësues të shkollës 9-vjeçare Jeronim De Rada në kryeqytet kanë rezultuar të infektuar me covid. Tv Klan raportoi se të gjithë mësuesit e shkollës janë testuar për covid dhe pritet dalja e analizave.
Lidhur me këtë situatë, Ministria e Arsimit thotë se nuk ka ende një vendim zyrtar por çështja po diskutohet nga ekspertët e ISHP dhe të arsimit.
Sipas Ministrisë, mendohet se nuk do të ketë mbyllje të shkollës por zëvendësim të mësuesve të infektuar.
Sipas të njëjtave burime “në institucionet arsimore që ka një apo dy të prekur, do të vijohet me zëvendësime të përkohshme, nuk mendohet aspak të mbyllet shkolla.”/lajmiifundit/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...