Një superaksion antidroge është zhvilluar në Chieti të Italisë, ku policia sekuestroi rreth 9 kg heroinë. Në kuadër të këtij operacioni kanë rënë në pranga tre shqiptarë.
Mediat fqinje shkruajnë se 9 kg heroinë ishte e ndarë në 18 pako, ndërsa pjesa tjetër, 900 gram kokainë ishte e ndarë në dy pako. Heroina u gjet në brendësi të bagazheve të një makine “Smart”.
Gjithashtu policia ka publikuar emrat e shqiptarëve të arrestuar dhe ata janë Armando Greca, 25-vjeç, Moris Greca, 21 vjeç dhe Amendea Jaupaj, 23 vjeç.
Sipas asaj që raportohet në media, arrestimet e tyre erdhën pas kontrolleve të zhvilluara në automjet. Lënda narkotike ishte e destinuar për në tregun e Chieti dhe Pescaras, ndërsa do të fitonin rreth një milionë euro. Hetimet janë duke u zhvilluar për të gjetur origjinën e lëndës narkotike.
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...