Ministria e Mbrojtjes bën me dije se, 3 efektivë të Forcave të Armatosura, pjesë e operacionit të KFOR (Kosovë) kanë dalë pozitiv ndaj COVID-19.
3 efektivët janë infektuar gjatë kryerjes së detyrës në misionin e KFOR dhe janë pjesë e kontributit prej 29 efektivësh të FA në këtë operacion.
Sipas udhëzimit të NATO, gjatë operacioneve (misioneve), nëse personeli ushtarak, përfaqësues i një prej vendeve anëtare të Aleancës, del pozitiv me COVID-19 duhet riatdhesohet.
“Nisur nga kjo direktivë e NATO, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura morën masa për kthimin në atdhe dhe trajtimin e 3 efektivë, sipas protokollit të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale. Nga kontaktet e deritanishme, 3 efektivët nuk kanë shfaqur shenja problematike për shëndetin e tyre. Bëjmë me dije se pjesa tjetër e kontingjentit të FA misionin KFOR, deri më tani gëzon shëndet të plotë”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë e...
Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pem...
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë