Policia e Shtetit ka shpërndarë sot pamjet e arrestimit të shtetasit A.D., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.
Shtetasi A.D. u kapën në vendin e quajtur “Qafa e Hanit”, në aksin rrugor Konispol- Sarandë, duke transportuar emigrantët e paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, kundrejt fitimit, njofton policia.
“Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të”, ka shtuar policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë