Një sasi e konsiderueshme droge është kapur dje nga policia italiane në Romë dhe një shqiptar është vënë në pranga.
Në pranga është vënë D.M., 41 vjeç, i cili është shoqëruar në burgun e Civitavecchia-s.
Sasia e drogës e sekuestruar është 6 kg kokainë e cilësisë shumë të lartë, që vlerësohet se në treg do të kapte shifrën e mbi 1 milion euro, raportojnë mediat lokale.
Droga është gjetur në makinën me të cilën udhëtonte transportuesi shqiptar. Kokaina, e fshehur në një pjesë të makinës të krijuar enkas, ishte ndarë në 5 pjesë dhe mbështjellë me celofan transparent.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...