Ambasada zvicerane në Tiranë ka reaguar për tragjedinë e rëndë ku 47 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e zjarrit që përfshiu një bar në Crans Montana, Zvicër natën e ndërrimit të viteve.
Ambasada ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa e konsideron atë si një prej tragjedive më të këqija që ka përjetuar vendi.
“Në këtë fillim të Vitit të Ri, ndalemi për të kujtuar 40 të rinjtë që humbën jetën në një zjarr shkatërrues gjatë festimeve në Crans Montana, Zvicër.
Siç deklaroi Presidenti i Zvicrës, kjo është “një nga tragjeditë më të këqija që ka përjetuar vendi ynë”.
U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të tyre dhe urime të përzemërta për shërim dhe rikuperim të plagosurve.
Falënderime të sinqerta të gjithë atyre që kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre”, thuhet në reagim.
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
Haxhiu pret nesër në takim Begajn dhe nënkryetarin e Kuvendi...
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...