Dioksidi i karbonit i çliruar nga soba me dru ku ngroheshin dyshohet se është shkaku i tragjedisë me tre viktima në familjen Tola në Ostrem të madh të Bulqizës.
Kështu ka pohuar e afërmja e 16 vjeçares e cila vijon të trajtohet në spitalin toksikologjik të QSUT për shkak të gjendjes së saj të paqënrdueshme shëndetësore.
“Analizat thonë dioksid karbon, nga zjarri”.
Lumturie Bajrami tregon për Ora News se 16 vjeçarja nuk është në dijeni për jetën e nënës, vëllait dhe motrës dhe se mjekët kanë sugjeruar që ajo të mos e marrë vesh derisa gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet.
“Goca nuk mban mend asgjë. Dje paradite e ka kuptuar se ishte në spital. Më thoshte më nxirr në divanin tjetër sepse kujtonte se ishte në shtëpi”.
I traumatizuar për këtë ngjarje të rëndë është dhe kryefamiljari, i cili është gjithashtu në kujdesin e mjekëve dhe mbahet nën kontroll falë qetësuesve.
Apeli i familjarëve të 16 vjeçares së mbijetuar nga kjo tragjedi është për ndihmë nga shteti për të menaxhuar këtë situatë dhe që Merita Tola të marrë mjekimin e duhur.
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...