Prej disa javësh opozita u ka mëshuar akuzave që sipas saj lidhin Qeverinë dhe ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri me trafikun e drogës.
PD mbështet akuzat e saj në disa deklarime të një ish-oficeri të antidrogës dhe kapjes së një avioni me lëndë narkotike nga autoritetet italiane.
Akuzat e opozitës kanë marrë përgjigje deri më tani kryesisht nga Ministria e Brendshme dhe nga ministri Tahiri, ndërsa të mërkurën, lidhur me trafikun e drogës, pritet të flasë edhe kryeministri Edi Rama.
Rama ka paralajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale publikimin e provave dhe fakteve se kush ka lejuar drogën dhe trafikun e saj në territorin e vendit tonë.
“Nesër në 11:30 të gjithë do të mund të shohin se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqipëri. Prova e fakte kuptimplota liveTv”, shkruan kryeministri.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës