Pashka është festa që simbolizon ringjalljen e Krishtit, ndërsa në Korçë ajo kremtohet masivisht. Familjet korçare kanë ditur të respektojnë ritet dhe të ruajnë traditat e zakonet, ndërkohë që në qytet nuk mungojnë aktivitetet e larmishme.
Karakteristikë është veza e kuqe, që çdo besimtar duhet ta konsumojë. Traditë është edhe blerja e suvenireve prej qeramike e balte si edhe mishi i qengjit, për shkak se kjo kafshë është simbol i së mirës, i qetë dhe i pastër.
Dreka nënkupton se duhet që të bashkohen të gjithë në një tavolinë, që të jenë sa më pranë me njerëzit e dashur, ndërkohë që në Korçë nuk mungojnë as aktivitetet kulturore dhe artistike gjatë këtyre ditëve.
Korça pret këtë fundjavë me mijëra turistë dhe vizitorë që duan të pushojnë apo festojnë Pashkët në këtë qytet. Kremtimi i Pashkës do të kulmojë mbrëmjen e së shtunës, kur besimtarët do të mblidhen në shesh për të marrë qirinjtë e ndezur si pjesë e ritualit.
Drita e qirinjve del nga kisha dhe merret nga të gjithë besimtarët ortodoksë për t’u futur në shtëpi si shenjë e ndriçimit të jetës./tch
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...