Pas shkarkimit të Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë ka reaguar edhe Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Sipas zonjs Topalli, “akuzat e Manjanit janë vetëm maja e ajsbergut”.
“Edi Rama dhe Ilir Meta janë “të paaftë për t’u turpëruar”… Akuza të tilla nga një ministër për qeverinë e tij në çdo vend të botës do kishin shkaktuar tërmet. Këtu, tek ne ..jooo”, shkruan deputetja demokrate në Facebook.
“Ndërkohe një pazar i ri duket se është arritur mes dy bashkëkryetarëve të kësaj bande me dy koka. Është neveri! Është e pafalshme që kjo bandë të lejohet të mbajë peng e të rrënojë vendin tonë me boll halle”, vijon Topalli në postimin e saj.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...