Ish-zv.kryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli duke komentuar vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD, thotë se Lulzim Basha“, ka shitur çdo bashkëpunëtor”.
“Sonte tha: Kam vendosur të përjashtoj Sali Berishën. Prap e konsideron veten mbi ligjin. Ai nuk ka asnjë të drejtë ligjore e statutore ta bëjë këtë. Sonte me kujtoi edhe njëherë Enver Hoxhën”, shprehet Topalli.
Topalli thotë se Basha ka punuar kundër interesit kombëtar dhe vetë PD dhe ndaj bën thirrje për përjashtimin e tij nga PD, raporton euronews.al.
“Çdo ditë, që nga dita e parë që ka zbritur në Tirane ai ka patur vetëm një qëllim: pasurimin e tij dhe të familjes së tij, përmes karriges politike”, shkruan ish-kryetarja e Kuvendit.
Sipas Topallit, Basha është “praktikisht i de legjitimuar në atë parti” dhe sipas saj “pa larguar Lulzim Bashën nuk ikën Edi Rama”.
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...