Një 33-vjeçar shqiptar, me banim në Gatteo të Italsië dhe i papunë, është arrestuar së fundmi nga policia italiane.
Ai akuzohet për tentativë përdhunimi ndaj disa grave rezidente në Gatteo, mes majit dhe tetorit.
33-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka ngacmuar dy gra, një 45-vjeçare dhe një 53-vjeçare, duke i prekur shalët ose pjesë të tjera të trupit, teksa lëvizte në këmbë apo me biçikletë.
Gjithmonë në Gatteo, ai ka bërë veprime të ngjashme edhe ndaj tre grave të tjera.
Të gjitha gratë që ai ka ngacmuar, nuk e njihnin më parë, raportojnë mediat lokale.
Pas arrestimit, shqiptari është dërguar në paraburgim, por është liruar nga gjykata me kusht, me detyrimin për të ndjekur një program terapeutik.
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi