Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për mediat në lidhje me të shtënat me armë drejt një berberhaneje në Lezhë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:00, kur salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se ka mbetur i plagosur shtetasi Sokol Daci, rreth 30 vjeç, banues në Rrilë.
I plagosuri është transportuar në spital dhe, sipas burimeve zyrtare, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 30-vjeçari ndodhej në biznesin e tij, një berberhane, në momentin kur është qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve, në momentin e të shtënave në berberhane dyshohet se kanë qenë edhe dy persona të tjerë.
Duke marrë shkas edhe nga kjo, hetuesit kanë vështirësi të përcaktojnë ndaj kujt ishin këto të shtëna me armë.
Autori dyshohet se ka qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen krehjen e zonës përreth, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./euronews/
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...