Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë vdekjen e një të riu të huaj në Tiranë, kufoma e të cilit u gjet sot në mëngjes nga kalimtarët e një prej akseve më të populluara të kryeqytetit.
Personi i vdekur sipas autoriteteve është një shtetas sirian me moshë rreth 30-vjeçare ndodhej në rrugën e Durrësit.
Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që paraprakisht autoritetet nuk kanë parë shenja dhune në trup, dhe mendojnë se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndoshta edhe si pasojë e motit të ftohtë gjatë natës.
Kryeqyteti shqiptar si dhe qytete të tjera shqiptare kanë parë nder muajsh rritjen e emigrantëve kryesisht nga Siria e shkatërruar nga lufta, të cilët hyjnë ilegalisht sepse shohin vendin tonë si destinacion transit drejt vendeve të Bashkimit Europian./A2/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës