Presidenti shqiptar Bujar Nishani zhvilloi sot pasdite në Presidencë një ceremoni për nder të viktimave të Parisit.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi, ministra të kabinetit qeveritar, etj.
Presidenti ngushëlloi familjet e viktimave të Parisit, ndërsa konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit.
“Shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave të akteve barbare të Parisit. Konfirmoi qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në aleancën për të përballuar betejën e madhe kundër terrorizmit dhunës dhe intolerancës”, deklaroi Nishani.
Ai shtoi se “Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Francës dhe aleatëve në luftën kundër terrorizmit”./ATSH/
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...
Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten
Zbulohet lokali me lojëra fati në Shkodër, një i arrestuar d...
Raportohet për vrasjen e shefit të marinës iraniane, që qënd...
Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dë...
Naim Murseli: Në morg për ta parë trupin e Liridonës shkova ...